Lojërat

Final Fantasy

Oct 19 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy

Final Fantasy është një lojë fantazie e tipit RPG e krijuar nga Hironobu Sakaguchi, e krijuar dhe e publikuar fillimisht në Japoni nga Final Fantasy (tani Square Enix) në vitin 1987.

Është loja e parë e serisë Final Fantasy. Fillimisht doli për Nintendo Entertainment System, por ajo u ribë për disa konsola të tjera gjithashtu, dhe në shumicën e rasteve ajo është e bashkëngjitur me Final Fantasy II në koleksionet e lojërave.

Historia ndjek katër të rinj të quajtur luftëtarët e dritës dhe secili nga këta mban me vete një sfere elementi, që është errësuar nga katër shokët me elemente. Të gjithë së bashku, ata bëjnë Aventura për të mundur forcat e këqija, ti kthejnë dritën sferave dhe të shpëtojnë botën e tyre.

Loja mori vlerësime pozitive dhe është klasifikuar si një nga lojërat me influencë më të madhe në zhanrin RPG. Vlerësime iu bënë për grafikën që kishte, ndërsa kritikat për orët e harxhara për të kërkuar beteja të rastësishme për tu ngritur në nivel.

Deri në mars të vitit 2003 të gjitha versionet e Final Fantasy kanë shitur një total prej 2 milionë kopjesh në të gjithë botën.

Kjo lojë nxorri dy histori parardhëse Dissidia Final Fantasy dhe Dissidia 012 Final Fantasy, të dyja për PSP. Versionet më të sukseshme që mund të përmenden janë ato për PlayStation në 2002 dhe 2003, Game Boy Advance në 2004, dhe PSP në 2007 dhe 2008. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>