Lojërat

Final Fantasy XIV

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy XIV

Final Fantasy XIV është loja e katërmbëdhjetë në serinë Final Fantasy dhe e dyta pas Final Fantasy XI e cila është e tipit MMORPG.

Loja u krijua dhe publikua nga Square Enix në shtator të 2010 për Microsoft Windows në katër gjuhe, Japonisht, Anglisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht.

Një version tjetër për Playstation 3 ishte në plan të krijohej, por pasi u panë vlerësimet negative që kishte loja u ndryshuan planet.

Final Fantasy XIV vendoset në një botë fantazie të quajtur Hydaelyn, në rajonin e Eorzea. Lojtari krijon personazhin e vet sipas dëshirës dhe më pas bëjnë aventura në një botë të hapur.

Ata kryejnë misione sipas dëshirës, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerët. Loja ka marrë vlerësime negative pas daljes duke iu kritikuar shume cilësia e saj. Square Enix kërkoi ndjesë kundrejt gjithë konsumatorëve, duke filluar riparimet nga fillimi.

Më 14 tetor të vitit 2011 Square Enix lajmëroi për planet e veta për të rinnxjerrë FFXIV: A Realm Reborn. Loja e re do të ketë grafikë të përmirësuar, server të rinj, ndërfaqje të avancuar, harta të reja si dhe variacion më të madh loje.

Loja ka në plan të nxjerrë një verison beta nga fundi i 2012 dhe dalje të plotë në 2013. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>