Lojërat

Final Fantasy XIII

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy XIII

Final Fantasy XIII është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square Enix për Playstation 3 dhe Xbox 360.

Loja doli në vitin 2009 në Japoni dhe në 2010 në Amerikën e Veriut. Është loja e trembëdhjetë në serinë Final Fantasy.

Loja përfshin dyluftim të shpejtë dhe një sistem për të përcaktuar se cila aftësi i përshtaten më mirë secilit personazh. FFXIII përshi elemnte nga lojërat e mëparshme si nxjerrja e kafshëve, chocobo apo edhe anijeve fluturuese.

Historia zhvillohet në botën imagjinare të Cocoon, qeveria e së cilës po urdhëron një arestim të civilëve të cilën kanë ardhur në kontakt me Pulse. Ish ushtari Lightning fillon luftën e parë kundër qeverisë me qëllim që të shpëtojë motrën e vet e cila është arestuar.

Lightnight bashkohet shumë shpejt me një grup shokësh të cilët e ndihmojnë në misionin e vet. Krijimi i lojës filloi në 2004 dhe u prezantua për herë të parën në E3 2006.

FFXIII është kryesorja e koleksionit Fabula Nova Crystallis dhe e para që përdor motorin Crystal Engine. Loja mori më së shumti vlerësime të mira dhe u vlerësua për grafikën e mirë, prezantimin si dhe mënyrën e luftimit. Duke shitur 1,7 milionë kopje në Japoni deri në 2009, loja u bë titulli që u shit më shpejt nga e gjithë seria.

Deri në korrik të 2012 ajo kishte shitur mbi 6,7milionë kopje në të gjithë botën. Një vazhdim i lojës i quajtur Final Fantasy XIII-2 doli në dhjetor të 2011 në Japoni dhe në 2012 në Amerikën e Veriut. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>