Lojërat

Final Fantasy XIII për PC pothuajse nuk ka ndonjë opsion për grafikë

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Final Fantasy XIII për PC pothuajse nuk ka ndonjë opsion për grafikë

Jo të gjitha lojërat për PC kanë shumë opsione për paraqitje grafike si Ryse: Son of Rome. Versioni për PC i Final Fantasy XIII ishte lëshuar gjatë ditës së enjte në Steam dhe raportet e hershme tregojnë që lojëra nuk ofron shumë gjëra sa i përket opsioneve të konfigurimit. Pas instalimit të lojës mund të vëreni që opsionet e konfigurimit janë të kufizuara në gjërat bazike si vështirësia, titrat dhe kamera. Opsionet që i shihni në fotografinë e mëposhtme paraqesin gjërat që mund t’i ndryshoni.

Për më tepër, nëse e prekni ndonjëherë butonin Escape gjatë lojës, loja mbyllet dhe del në Steam. Më e çuditshmja, shtypja e butonave Alt+F4 hap një ekran që ju pyet nëse dëshironi të dilni nga loja. Sipër saj, Final Fantasy XIII për PC duket që ka rezolucionin maksimal prej 720p. Final Fantasy XIII-2 dhe Lightning Returns po ashtu janë duke ardhur për PC përgjatë Steam-it dhe pritet të lëshohen në pranverën e vitit 2015. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>