Lojërat

Final Fantasy XII

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy XII

Final Fantasy XII është një lojë e tipit PRG e krijuar dhe publkuar nga Square Enix për PlayStation 2. Loja doli në vitin 2006 dhe është e dymbëdhjeta në serinë Final Fantasy si dhe e fundit që del ekskluzivisht për PlayStation 2.

Loja prezanton disa elemente të rinj në seri, si një sitem të quajtur “gambit” si dhe licencat të cilat përcaktojnë aftësitë e karaktereve. Final Fantasy përfshin gjithashtu elemente nga seritë parardhëse si kafshë personale, Chocobo dhe Moogles.

Historia zhvillohet në botën imagjinare Ivalice, në të cilën perandoritë e Archadia dhe Rozarria janë në një luftë. Dalmasca, një mbretëri e vogël, zihet në mes të kësaj lufte. Kur Dalmasca pushtohet nga Archadia, princesha e vet, Ashe, krijon një lëvizje për rezistencë.

Gjatë luftimeve ajo takon Vaan, një aventurier i cili ëndërron të komandojë një anije fluturuese. Bandës së tyre iu bashkohen dhe persona të tjerë dhe të gjithë së bashku luftojnë kundër regjimit të perandorisë Archadian.

Final Fantasy XII ka marrë vlerësime të larta duke fituar shumë çmime si loja e vitit në kategori të ndryshme. Ajo shiti më shumë se 2 milionë kopje në Japoni dhe u bë loja e katërt më e shitur për PlayStation 2.

Deri në mars të 2007 ishin shitur mbi 5,2 milionë kopje në të gjithë botën. Një vazhdim i quajtur Final Fantasy XII: Revenant Wings doli në 2007 për Nintendo DS. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>