Lojërat

Final Fantasy XI

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy XI

Final Fantasy XI, ose siç është e njohur ndryshe si Final Fantasy XI Online është një lojë e tipit MMORPG e krijuar dhe publikuar nga Square si pjesë e serisë Final Fantasy.

Loja doli në Japoni më 16 maj 2002 për Sony PlayStation 2 dhe Microsoft PC. Versioni për PC doli në Amerikën Veriore më 29 tetor 2003 ndërsa ai për PlayStation 2 më 23 mars 2004.

Në Evropë doli vetëm në versionin për PC, më 17 shtator 2004. Loja është e para e tipit të saj duke mundësuar lojën online.

Ajo kërkon një tarifë bazë mujore për të luajtur. Historia vendoset në një botë imagjinare të quajtur Vana’diel, kur lojtarët me avatarët e saj mund të kryejnë misione vetëm apo në grup, të bëjnë punë të ndryshme, të fitojnë stile apo dhe të fitojnë objekte.

Që nga debutimi i saj në vitin 2002 kanë dalë gjithsej 5 episode të tjera zgjerimi.

Çdo episode shton hartat,misionet, ngjarjet si dhe objektet që jepen si dhurata. Në vitin 2006 kishte nga 200 mijë deri 300 mijë lojtarë aktivë ditë për ditë, dhe shumica e tyre ishin në Japoni.

Në 2008 Square Enix lajmëroi se loja kishte një arkiv prej 500 mijë llogarish dhe në prill të 2009 lajmëroi se kjo shifër i kishte kaluar 2 milionë.

Presidenti i Square Enix, Yoichi Wada, tha në qershor të 2012 se Final Fantasy XI ishte bërë loja më fitimprurëse në gjithë serinë Final Fantasy. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>