Lojërat

Final Fantasy X

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy X

Final Fantasy X është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square si loja e dhjetë se serisë Final Fantasy.

Loja doli në 2001 për Sony PlayStation 2 dhe aktualisht është në planifikim për të ridalë në High Definition për Playstation 3 dhe PlayStation Vita.

Loja shënon transformimin e serisë nga sfonde të fiksuara në tre dimensionale të plota si dhe e para që ka aktrim zëri. Final Fantasy X zëvendëson “Active Time Battle” me lojën me turne si dhe gjithasthu përdor një sitem të ri rritje niveli të quajtur “Sphere Grid”.

E vendosur në botën imagjinare Spira, historia vërtitet rreth një grupi aventurierësh dhe misionit të tyre për të mposhtur një bishë të quajtur Sin.

Personazhi kryesor i lojës është Tidusm një yll i sportit blitzball që fillon dhe ndjek Sinin pasi shtëpia iu shkatërua prej tij. Gjatë lojës Tidus bashkohet me Yuna në aventurën e tij.

Krijimi i Final Fantasy X filloi në 1999 me një buxhet prej 32.3 milionë dollar dhe me mbi 100 njerëz. Loja mori një famë shumë të madhe duke shitur mbu 6.6 milionë kopje në të gjithë botën.

Në vitin 2003 ajo u pasua nga Final Fantasy X-2 duke e bërë lojën e parë Final Fantasy që ka një vazhdim direkt. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>