Lojërat

Final Fantasy VIII

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy VIII

Final Fantasy VIII është një lojë e tipit RPG për Playstation e publikuar në vitin 1999 dhe për Windows në 2000. U krijua nga Square dhe është loja e tetë e serisë Final Fantasy, dhe është loja e parë e cila përdor personazhe me karakteristika në propocione reale.

Loja u bë e disponueshme në Playstation Network nën sektorin e lojrave klasike të Playstation në 2009. Loja fokusohet mbi një grup mercenarësh të rinj të cilët tërhiqen nga një konflikt internacional, dhe kërkojnë të mbrojnë botën nga një magjistar i keq.

Protagonisti kryesor është Squall Leonhart, një djalë 7 vjeçar i cili është në akademinë ushtarake Balamb Garden dhe po trajnohet për tu bërë një SeeD.

Krijimi i Final Fantasy VIII filloi në 1997, në kohën kur po bëhej përshtatja në Anglisht e Final Fantasy VII. Muzika u kompozua nga Nobuo Uematsu. Loja mori vlerësime positive dhe u bë një sukses komercial.

U votua si loja e 22 më e mirë e të gjitha kohërave nga lexuesit e revistës japoneze Famitsu. 13 javë pas daljes, Final Fantasy VIII kishte fituar mbi 50 milionë dollar, duke e bërë lojën të shitur më shpejt nga kjo seri, të paktën deri sa doli Final Fantasy XIII.

Loja shiti 8,15 milionë kopje deri më 31 mars 2003. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>