Lojërat

Final Fantasy VII

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy VII

Final Fantasy VII është një lojë e tipit RPG e krijuar nga Square dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment si loja e shtatë e serisë Final Fantasy.

Dolin në vitin 1997 për Sony PlayStation, në 1998 për Microsoft Windows dhe në 2009 në PlayStation Network. Loja është e para e serisë që ka grafikë 3D dhe është e para që del në Evropë. Final Fantasy VII ndjek histroinë e Cloud Strife i cili fillimisht futet në grupin AVALANCHE për të ndaluar superbiznesin Shinra e cila po merr resurse të planetit.

Gjatë zhvillimit të historisë Cloud dhe aleatët e vet përfshihen në konflikte shumë të mëdha duke u përballur me Sephiroth, protagonistin kryesor të lojës.

Krijimi i Final Fantasy VII filloi në 1994. Ajo ishte planifikuar fillimisht të dilte për Super Nintendo Entertainment System, por u zhvendos për Nintendo 64. Gjithsesi falë faktit që kasetat e N64 nuk kishin mjaftueshëm memorje, Square vendosi ta nxirte lojën në CD-ROM dhe PlayStation.

Muzika e lojës u kompozua nga Nobuo Uematsu. Final Fantasy VII fitoi një famë shumë të madhe komerciale. Vazhdoi të shiste pa kufi duke arritur shifrën e 10 milionë shitjeve deri në maj të 2010 duke e bërë lojën më të shitur të serisë.

Final Fantasy VII u vlerësua për grafikën e vet, lojën, muzikën dhe historinë. Fama e madhe që mori detyroi Square Enix të prodhojë një sërë lojrash që shërbenin si parardhëse dhe pasardhëse të historisë për platforma të ndryshme nën titullin Compilation of Final Fantasy VII. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>