Lojërat

Final Fantasy VI

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy VI

Final Fantasy VI është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square në vitin 1994 për Super Nintendo Entertainment System si një pjesë e serisë Final Fantasy.

E vendosur në një botë fantazie dhe ku teknologjia është e ngjashme me atë të Revolucionit të Dytë Industrial. Loja fokusohet mbi një grup rebelësh të cilët kërkojnë të rrëzojnë një rregjim diktatorial.

Ajo ka 14 lojtarë të ndryshëm, gjë që e bën këtë një nga lojërat me më shumë personazhe kryesorë. Loja doli për PlayStation nga Tose dhe me disa ndryshime të vogla në vitin 1999 si dhe gjithashtu për Game Boy Advance në 2006-ën, ndërsa për Virtual Console të Wii më 18 mars 2011.

Loja ishte e njohur si Final Fantasy III kur doli në Amerikën Veriore pasi deri në atë kohë Final Fantasy III origjinal nuk kishte dalë jashtë Japonisë. Final Fantasy VI u krijuar nga Hironobu Sakaguchi fillimisht, por më pas ai hoqi dori për shkak të shumë impenjimeve që kishte. Roli i krijuesit i kaloi Toshinori Kitase dhe Hiroyuki Ito.

Yoshitaka Amano, një pjesëtar i vjetër i serisë për imazhet, u rikthye përsëri dhe mori pjesë në krijimin e lojës. Sapo doli fitoi një famë të madhe, dhe deri më sot konsiderohet një nga lojërat më të mira të të gjitha kohërave.

Versionet për Super Nintendo dhe PlayStation kanë shitur mbi 3,48 milionë kopje në të gjithë botën, si dhe 750 mijë kopje si një pjesë e koleksioni japonez Final Fantasy.

Loja ka fituar një numër shumë të madh çmimesh që nga dalja e vet. IGN e ka listuar Final Fantasy VI si lojën Nr. 1 RPG të të gjitha kohërave. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>