Lojërat

Final Fantasy V

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy V

Final Fantasy V është një lojë fantazie e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square në vitin 1992 si pjesë e serisë Final Fantasy.

Loja fillimisht doli vetëm në Japoni në platformën Super Famicom të Nintendo. Doli me ndryshime të vogla për Playstion dhe Game Boy Advance.

Një animim origjinal u prodhua në vitin 2004 i quajtur Final Fantasy: Legend of the Crystals shërbëu si një vazhdim i historisë së lojës. Loja doli në Playstation Netëork më 6 prill 2011 në Japoni.

Loja fillon me një personazh të quajtur Bartz i cili po analizon një meteor. Më vonë ai takohet me shumë personazhe, njëri prej të cilëve i thotë për rrezikun e kristaleve të cilët kontrollojnë elementet e tokës.

Këto kristale shërbejnë si burg i Exdeath, një magjistar i keq. Bartz duhet të mbajë kristalet dhe mos ti lejojë nën influencën e Exdeath për të shkaktuar ringjalljen e tij.

Final Fantasy V është vlerësuar për lirinë e ndryshimeve që lojtari mund të kryejë mbi karakteret. Versioni për Playstaion ka fituar statusin “Greatest Hits” duke shitur mbi 350 mijë kopje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>