Lojërat

Final Fantasy IX

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy IX

Final Fantasy IX është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square për Sony PlayStation. Loja doli në vitin 2000 dhe është loja e 9 e serisë Final Fantasy si dhe e fundit që doli për PlayStation.

Në vitin 2010 ridoli në PlayStation Network nën kategorinë e klasikeve të PlayStation. Loja prezanton karakteristika të reja në lojë të quajtura “Active Time Event”, “Mognet” si dhe një sistem të ri stilesh dhe veshjesh.

Historia e Final Fantasy përqëndrohet te luftërat midis shteteve. Lojtari kontrollon një hajdut të ri të quajtur Zidanë Tribal i cili bashkohet me disa të tjerë për të mundut Mbretëreshën Brahne të Aleksandrisë,personi fajtor për fillimin e luftës.

Gjithsesi historia ndryshon kur kuptojnë se Brahne punon për një person akoma më të rrezikshëm të quajtur Kuja.

Final Fantasy IX u krijua përkrahë Final Fantasy VIII, por mori një ndryshim në krijim nga mënyra tradicionale e lojrave Final Fantasy.

Loja ka marrë vlerësime positive ekstreme, duke marrë 94% nga Metacritic dhe duke e bërë lojën më të famshme në uebfaqe.

Final Fantasy IX u bë një suskes komercial duke shitur 5,3 milionë kopje deri në 31 mars 2003. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>