Lojërat

Final Fantasy IV

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy IV

Final Fantasy IV është një lojë e tipit RPG e krijuar dhe publikuar nga Square në vitin 1991 si një pjesë e serisë Final Fantasy.

Loja fillimisht doli për Super Famicom në Japoni dhe është rikrijuar për shumë platform të tjera me një variacion modifikimesh.

Një version i përmirësuar me grafikë 3D doli për Nintendo DS në 2007 dhe 2008. Loja u riemërua si Final Fanstasy II jashtë Japonisë pasi FFII dhe FFIII nuk kishin dalë jashtë Japonisë deri atëhere. Gjithsesi më vonë u bënë rregullimet e duhura në tituj.

Loja tregon historinë e Cecil, një kalorës i cili përpiqet të ndalojë magjistarin e keq Goblez nga të shtënit në dorë kristalet e fuqishme për të shkatërruar botën.

Në këtë aventurë ai shoqërohet me një grup aleatësh, disa prej të cilëve vdesin apo lëndohen. Final Fantasy solli gjëra të reja që u bënë traditë në lojërat e serisë Final Fantasy. Loja konsiderohet si një orientimi në tipin e lojrave RPG.

Konsiderohet si një nga lojërat e para që kanë një histroi komplekse dhe dramatike.

Loja ka shitur mbi 1 milionë kopje në të gjithë botën. Një vazhdim i quajtur Final Fantasy IV: The After Years doli për celularë në Japoni në vitin 2008. Loja doli për PSP si pjesë e Final Fantasy IV: The Complet Collection. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>