iOS

Final Fantasy II

Oct 21 2012
0 Shpërndarje
Final Fantasy II

Final Fantasy II është një lojë fantazi e llojit RPG e krijuar nga Square në vitin 1998 për Nintendo Entertainment System, dhe e dyta në serinë Final Fantasy.

Loja iu është nënshtruar ribërjeve të pafundme për WonderSwan Color, SonyPlaystation, Playstation Portable dhe Game Boy Advance. Vetëm versionet për Game Boy, Playstation dhe PSP kanë dalë jashtë Japonisë. Versioni më i fundit i lojës ka dalë më 25 shkrut 2010 për IOS.

Loja fokusohet në jetën e katër të rinjve, prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë një sulmi ushtarak nga perandoria e Palamecia. Tre nga katër personazhet i bashkohen një rebelimi kundër perandorisë, në një aventurë me magji, armë, armiq si dhe të shpëtuar në njerëz. Pasi mundin perandorin, tre të rinjtë zbulojnë se i katërti është bërë përandori i ri dhe është gati të sulmojë rebelimin.

Gjatë përballjes perandori i vjetër del përsëri në formën e demonit dhe të katërt bien dakort të bashkojnë forcat për ta mundur. Loja prezanton elemente të reja të cialt më vonë bëhen thelbësore për këtë seri, si p.sh. mënyrën e re të rritjes në eksperiencë.

Final Fantasy II, edhe pse është vazhdim i lojës së parë, nuk ka asnjë personazh nga ajo. Ajo nuk fitoi shumë vëmendje nga analistë jo japoneze, por përgjithësisht u vlerësuar mirë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>