Lojërat

Fillon rikompensimi i problemeve të shkaktuara në GTA5 me para brenda lojës

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Fillon rikompensimi i problemeve të shkaktuara në GTA5 me para brenda lojës

Rockstar ka lajmëruar që pagesat për pakot nxitëse kanë filluar të dalin për të gjithë lojtarët e Grand Theft Auto Online të cilët janë kyçur në lojë gjatë tetorit të vitit 2013.

Mund të ju kujtohet mbase që raportuam se version online i GTA-së pati një problem të papritur në fillim të tetorit që shkaktoi probleme me lidhje dhe humbje të progresit të karaktereve për shumë lojtarë.

Rikompensimi prej 500 mijë dollarësh do të dërgohet tek llogaritë brenda lojës për lojtarët përgjatë depozitimit të drejtpërdrejtë.

Rockstar shtoi: “Ne presim që do të marrë deri në dy ditë që Pakoja Nxitëse të dërgohet tërësisht tek baza e tërësishme e lojtarëve nga tetori i 2013-tës, kështu që ju lutem bëhuni të durueshëm nëse ende nuk jeni duke e parë atë duke u paraqitur në llogarinë e tuaj bankare brenda lojës.” (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>