Android

FIFA 14 vjen për Windows Phone 8, pesë muaj pas lançimit për Android dhe iOS

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
FIFA 14 vjen për Windows Phone 8, pesë muaj pas lançimit për Android dhe iOS

FIFA 14 më në fund ka ardhur edhe në dyqanin e aplikacioneve në Windows Phone, duke ju dhënë adhurueseve të futbollin mundësinë të luajnë me 600 skuadra të licencuara dhe 16,000 lojtarë.

EA (Electronic Arts) i është dashur kohë që të sjellë këtë lojë sporti në platformën mobile të Microsoft-it. FIFA 14 lançoi këtë lojë në iOS dhe Android shtatorin e shkuar, e cila vë në dukje edhe problemet me të cilat përballet kompania Microsoft kur bëhet fjalë për të tërhequr aplikacionet të këtilla në platformën e saj.

FIFA 14 është falas për tu shkarkuar, por disa module të tilla si Manager dhe Kick Off zhbllokohen pasi të jetë blerë aplikacioni përmes transaksioneve në të. Me 33 liga për të zgjedhur, pyetja e vetme është me cilën do të luani të parën?

FIFA 14 | Windows Phone | iOS | Android

Tags >

Fifa 2014
Lajmet e fundit>