Lajme lojërash

FIFA 13 shet 4.5 milion kopje në 5 ditë

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
FIFA 13 shet 4.5 milion kopje në 5 ditë

“FIFA 13 është një nga lojërat sport më të mira të të gjithë kohërave” – deklaron EA. Loja ka arritur të shesë 4.5 milion kopje në mbarë botën në vetëm 5 ditë duke u bërë kështu një nga lojërat më të shitura sipas EA.

EA menaxhoi të shiste një numër të madh kopjesh, 1.23 milion, brënda 48 orëve të para vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer akujt dhe duke e bërë atë lojën e 2-të e cila shet më shumë se 1 milion kopje në MB brenda 1 dite.

Kjo arritje më përpara është kapur vetëm nga lojërat e Call of Duty. Publikuesi i lojës arriti të marë një vlerësim mbi 90% nga 75 kritikë dhe shqyrtues të ndryshëm, përfshirë shqyrtuesin e FIFA 13, me një notë 9.1/10.

Ekzekutivi i EA Sports, Andrew Wilson është shumë i gëzuar. “FIFA Soccer 13 është një sukses kritik dhe tregtar i paprecedentë në lojrat me sport”,- tha ai.

“Çdo minutë të ditës, miliona fansa rreth botës po përjetojnë se çfarë kritikët kanë thënë – FIFA Soccer 13 ëshë loja më e madhe dhe më e mirë të cilën ne e kemi krijuar ndonjëherë.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Fifa 2013
Lajmet e fundit>