Lojërat

FiFA 11 e EA bëhet loja më e shitur sport ndonjëherë

Oct 6 2010
0 Shpërndarje
FiFA 11 e EA bëhet loja më e shitur sport ndonjëherë

Vitin e kaluar, EA FIFA 10 theu rekordet duke e arritur një vend në top lojrat e shitura sa i përket kategorisë së sporteve. Por edhe këtë vit, EA arriti ta bëj të njejtën gjë me FIFA 11, lojë e cila tashmë e ka arritur edhe emrin “loja më e shpejtë e shitur ndonjëherë,” sipas EA.

Shitjet e FIFA 11 vlerësohen të jenë 29 përqind më të mëdha nga numri rekord i shitjeve të FIFA 10 vitin e kaluar, dhe siç duket ajo ka arritur një shumë prej 150 milion dollarë të ardhura nga shitjet në përgjithësi.

Dy ditët e para të shitjes së kopjeve të FIFA 11 në Evropë siç duket kanë qenë ditët më të ngarkuara që EA ka përjetuar ndonjëherë. Kjo ndodhi për shkak se adhuruesit regjistruan mbi 18.6 milionë blerje të lojrave EA Sports, duke përfshirë më shumë se 11.3 milion vetëm të FIFA 11.

{youtube}lF_t98LYYcA&feature=player_embedded{/youtube}

Lajmet e fundit>