Lojërat

Far Cry

Sep 10 2012
0 Shpërndarje
Far Cry

Far Cry është një lojë luftë me pamje në vetë të parë (FPS) e zhvilluar nga Crytek dhe e publikuar nga Ubisoft në 23 Mars, 2004 për Microsoft Windows. Far Cry arriti të shesë mbi 730,000 kopje brenda 4 muajve të lansimit. Loja ka marë shumë vlerësime pozitive pas daljes dhe që prej asaj kohe në treg vitet e ardhshme dolën seri të tjera dhe një film.

Lojtari kontrollon Jack Carver, një ish-ushtar i Forcave Speciale të SHBA-së, i cili ndodhet në një ishull tropikal, në një pyll të dendur të Mikronezisë.

Jack është në kërkim të një gazetareje e cila humbet gjatë udhëtimit kur anija e tyre u shkatërrua nga mercenarët. Pylli ofron shumë mundësi për lojtarin të fshihet, por nëse ai zbulohet, armiku dërgon sinjal alarmi dhe Jack ose duhet të luftojë ose të largohet sa më shpejt.

Loja përfshin shumë armë të ndryshme, si ato të thejshtat, dhe armë të tjera inxhinierike-gjenetike. Gjatë udhëtimit të tij, Jack është i aftë të vrapojë, notojë, ulet, dhe të shikojë në çdo drejtim.

Në lojë gjithashtu zëri është shumë i domosdoshëm pasi ju mund të dëgjoni hapat e armikut kur afrohën dhe t’i surprizoni ata. Loja është një aksion i vërtetë dhe një FPS shumë e vlerësuar nga të gjithë.

Far Cry arriti të marë një vlerësim nga GameRankings dhe Metacritic, përkatësisht 89.47% dhe 89/100. GameSpot i dha notën më të lartë nga të gjitha, 9.2/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Far Cry
Lajmet e fundit>