Lojërat

Far Cry 3

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Far Cry 3

Far Cry 3 është lojë aksion me pamje në vetën e parë, e zhvilluar nga Ubisoft Montreal dhe e publikuar për Play Station 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows. Loja është vazhdim i serisë së Far Cry 2 dhe pritet të dalë në treg më 4 shtator, 2012 në Amerikën e Veriut dhe më 6 shtator në Europë.

Ngjarjet e Far Cry 3 ndodhin në një ishull tropikal diku midis Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Indian. Qëllimi kryesor i lojtarit është që të largohet nga ishulli dhe nga banorët e tij të çmendur. Lojtari në këtë seri të Far Cry do të vishet me rrobat e Jason Brody, një turist që është bllokuar në ishull për shkak të një konflikti lokal. Jason është ndarë nga e dashura, që në këtë moment është në kërkim të saj, dhe atij i duhet të merret me karaktere të çuditshme që janë bllokuar në këtë ishull. Gjithashtu, në lojë tregohet që personazhi kryesor do të shfaq personalitet të dyfishtë si pasojë e qëndrimit të gjatë në ishull.

 

Përgatituni për një lojë ku bukuria dhe misteri mblidhen së bashku në një ishull të të përgjakur e të harruar në oqean, në një ishull ku parimet kryesore për mbijetësë janë vrasja dhe dhuna, dhe ku fati kërkohet më shumë se aftësitë personale. (GameWorld.al)

Lajmet e fundit>