Lojërat

Far Cry 2

Sep 17 2012
0 Shpërndarje
Far Cry 2

Far Cry 2 është një lojë luftë me pamje në vetë të parë (FPS), në një botë të hapur, e zhvilluar nga Ubisoft Montreal dhe e publikuar nga Ubisoft në 21 Tetor, 2008 në Amerikën e Veriut dhe në 23 Tetor, 2008 në Europë dhe Australi.

Ubisoft tregon se Far Cry 2 është një vazhdim i vërtetë i Far Cry, megjithatë kjo seri ka shumë pak ngjashmëri më të kaluarën. Ajo ka një karakter totalisht të ri dhe një lojë ndryshe e cila i jep mundësi lojtarit të eksplorojë vende të ndryshme të Afrikës.

Loja mer pjesë në një Afrikë moderne në një status anarkik dhe një lufte civile. Lojtari mer kontrollin e një mercenary në një udhëtim të gjatë për të gjetur dhe për të vrarë “The Jackal”, një vrasës i arratisur.

Në 23 Janar, 2009 loja arriti të shesë mbi 2.9 milion kopje. Ajo është në dispozicion për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360.

Far Cry 2 është një lojë, ku lojtari ka mundësi të kryejë dhe misione dytësore, duke përdorur makina të ndryshme, varka apo automjete të tjera.

Stili i lojtarit ndryshon nga vrasje direkte në metoda fshehtësie dhe vrasje të “qeta”. Loja ka një grafikë shumë të mirë, në krahasim me serinë e kaluar, dhe një mjedis shumë të madh ku ai varion nga shkretëtirë, savana dhe xhungël.

Far Cry 2 ka marë vlerësime pozitive si nga GameRankings ashtu dhe nga Metacritic, përkatësisht 84% dhe 85%. GameSpot i jep lojës notën 8.5, ndërsa IGN 8.9.

Vlerësimin më të lartë dhe të plotë e mer nga PC PowerPlay, 10/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Far Cry
Lajmet e fundit>