Lojërat

Fallout Online do të lansohet në 2012

Oct 23 2010
0 Shpërndarje
Fallout Online do të lansohet në 2012

Gjatë konferencës që u mbajt në këtë vit, Expo Electronic Music, Interplay lansoi një uebfaqe të veçantë për titullin e ri të Fallout që po vjen, e cila përmban një stil të zhanrit massively-multiplayer-online, e quajtur Fallout Online. Që nga ajo kohë, zhvilluesi ka qenë i heshtur sa i përket projektit. Tani, presidenti i kompanisë siç duket ka ndarë disa informacione të reja me publikun.

Presidenti i Interplay, Eric Cean tha për revistën britanike të lojrave, Edge Magazine, se pavarësisht nga përleshjet ligjore të ndërlidhura me titullin, Fallout Online do të lansohet, së pari në formë të beta në gjysmën e parë të 2012. Ai pastaj shtoj që ky titull do të lansohet komercialisht gjatë gjysmës së dytë të po atij viti.

Deri më sot nuk ka ende ndonjë prezantim të detajizuar, dhe zhvilluesi ka ende për të bërë në prezantimin e ndonjë screenshoti apo video nga loja. Caen ofroi për entuziastët disa informacione për drejtimin që do ta marrë loja.

“Fallout 3 ishte pak a shumë lojë më serioze, dhe kjo definitivisht nuk do të ndodhë me titullin e ri. Ky titull që po vjen i Fallout MMOG do të jetë jashtzakonisht zbavitëse,” tha Caen. “Një MMOG duhet të jetë shumë më i thellë se një lojë single-player. Ju mund të gjuani me armë, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e lojës. Loja është e fokusuar në rindërtimin e botës.”

Fallout Online ka qenjë objekt i një beteje ligjore në mes të Interplay dhe Bethesda Softworks, zhvillues dhe publikues i Fallout 3. Mosmarrëveshja ka rrjedhur prej një keqkuptimi ku Bethesda ka blerë projektin për 5.75 milion dollarë në 2007 dhe pastaj të drejtat Fallout MMORPG ishin kthyer në bashkëveprim tek Interplay.

Detajet e reja rreth lojës do të mund t’i gjeni në www.gameworld.al

 

Lajmet e fundit>