Lojërat

Fallout: New Vegas i artë

Oct 2 2010
0 Shpërndarje
Fallout: New Vegas i artë

Endacakët që shetitin do të fillojnë të përdorin forcat e tyre luftarake të blinduara – Fallout: New Vegas është i artë dhe po vjen. Sot, publikuesit e Bethesda Softworks njoftuan se loja post-bërthamore e bazuar në rol ëshë e përfunduar, dhe gjendet në diskun e saj me materiale në rrugë për në fabrikë. Loja do të dal në treg më 19 Tetor në SHBA dhe më 22 Tetor në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është e vlerësuar me M për adoleshent nga ESRB dhe 18 nga PEGI.

E dizajnuar nga shumë veteranë nga lojrat origjinale Fallout në Obisidan Entertainment (Alpha Protocol), New Vegas është e vendosur në Mojave Wasteland dhe hedh lojtarët në rolin e një ndërlidhësi i cili merr plumb në kokë mbi një paketë dhe shtrihet i vdekur. Pas shërimit, lojtari do të jetë i lirë të endet në shkretëtirë, duke eksploruar fusha të reja dhe modifikime të reja të armëve. Pastaj ai do të përfundoi në një konflikt të madh në mes të Republikës së re të Kalifronisë dhe tregtarëve të robëve “Legjioni i Cezarit”, bazuar nga kazino e ish-pallatit të Cezarit.

New Vegas do të përmbajë një turmë të zërave me talent duke përfshirë edhe Wayne Newton në rolin e Mr. Las Vegas. Aktorët tjerë pjesëmarrës janë edhe Danny Trejo (Machete), Kris Kristofferson (Blade), Felicia Day (The Guild) dhe Matthew Perry (Friends). Ron Perlman (Sons of Anarchy) edhe njëherë do të jetë transmetuesi i lojës dhe Michael Dorn (Star Trek: The Next Generation) do të përsëris rolin e tij Marcus, mutanti inteligjent nga Fallout 2.

New Vegas do të lansohet në të njëjtën kohë në Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Në platformën e fundit, kërkesat minimale janë si më poshtë:

–    Sistemi operativ: 7/Vista/XP
–    Procesori: Dual Core 2.0 GHz
–    Memorja: 2 GB RAM, 10 GB hapësirë në HDD
–    Kartela grafike: Nvidia GeForce seritë 6, ATI 1300 XT minimum

Për më shumë rreth New Vegas, sigurohuni të qëndroni në Gameworld.al në të ardhmen.

Lajmet e fundit>