Lajme lojërash

Fajëson Grand Theft Auto për veprat e tij penale

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Fajëson Grand Theft Auto për veprat e tij penale

Jeta është shumë e lehtë kur mund të fajësohet dikush tjetër për të gjitha gjërat e këqija. Nganjëherë, është jo edhe e besueshme. Të marrim rastin e Zachary Burgess.

Ai akuzohet për vizitim të Baton Rouge, për goditjen e nëntë veturave me një kamion të vjedhur. Ai akuzohet edhe për mbajtjen e një gruaje në kamion kundër dëshirës së saj. Sidoqoftë, siç raporton NBC 33, ai do të mund të shpjegonte të tërën. Policia thotë që kur kanë kapur atë, ai iu kishte thënë që “dëshironte të shihte se si ishte në të vërtet të luaje video lojën Grand Theft Auto.”

Mund të jetë e rastësishme për disa që kryerja e disa veprimeve të diskutueshme në Grand Theft Auto mund të ketë pasur ndikimin e vet, por po ashtu edhe paligjshmërinë.

A duhet vërtet dikush të motivohet nga Grand Theft Auto për të ditur që vjedhja e një kamioni dhe goditja me të e veturave të parkuara mund të mos jetë zgjidhja më e mirë që është bërë? Mbase jo. Pa simulim dhe miratim dixhital këto ditë, nuk jemi gjë. Burgess është nga Hoover, Ala. Ai është student dhe lojtar në ekipin e Universitetit Auburn. Ai gjithashtu është akuzuar për vjedhje të një pajisjeje motorike dhe dëmtim të nëntë veturave. (Game World Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>