Lajme lojërash

Facebook futet në lojërat 3D për ueb dhe pajisje mobile

Aug 29 2013
0 Shpërndarje
Facebook futet në lojërat 3D për ueb dhe pajisje mobile

Facebook është duke shpresuar që të fillojë infiltrimin e botës në lojërat 3D nëpërmes një bashkëpunimi me një makinë të lojës, Unity.

Të mërkurën, rrjeti shoqë realizoi lëshimin e një platforme të re të tërthortë për zhvillim të softuerëve për Unity me vegla që iu mundësojnë prodhuesve të lojërave që me lehtësi të inkorporojnë lidhjet e Facebook-ut në lojërat qendrore – zhanri i lojërave do të jetë aksion, aventurë dhe gjuajtësi në vetën e parë që shpesh shihet në konsolla – të cilat duhet të punojnë për ueb, iOS dhe Android.

Veglat përfshijnë plug-and-play, si një opsion që iu mundëson përdoruesve që të postojnë rrëfime në Facebook ose të ftojnë shokët e tyre dhe të ofrojnë këtë klasë zhvilluesit të lojës me mënyra për të rritur dhe zgjeruar audiencën duke bërë shpërndarje brenda rrjetit shoqëror.

SDK-ja e re nënkupton që prodhuesit e lojës që punojnë me ambientin e zhvillimit në Unity mund të ndërtojnë në Facebook për ueb, iOS dhe Android teksa janë në lëvizje, duke e bërë për një proces të kryer njëherë dhe më pas të bëhet publikimi gjithkund, ka thënë për CNET, menaxheri i produktit të sektorit për Lojëra në ndërmarrjen Facebook, George Lee.

Për më tepër, zhvilluesit mund të përdorin SDK-në për të vendosur lojërat e tyre mobile në Facebook.com me një rresht të vetëm të kodit. Ky lëshim është pjesë e përpjekjes së ndërmarrjes Facebook për të rritur reputacionin e vet përtej zonës për lojëra të zakonshme dhe të mundësojë luajtjen e një lloji të ri të lojërave në platformën e vet. (GameWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>