Lajme lojërash

Face Off: Assassin’s Creed 3 në Wii U

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
Face Off: Assassin’s Creed 3 në Wii U

Assassin’s Creed 3 Face Off shihet thuajse njësoj në Xbox 360 dhe PS3, duke pasur një shtesë të mirëpritur, atë v-sync. Kishte probleme me pamjen në zonat e Bostonit dhe Nju Jorkut, por megjithatë ishte një arritje për zhvilluesin Ubisoft Montreal, që ka shënuar kështu lojën e pestë të kësaj serie. Tani kemi edhe versionin Wii U, që ka dalë vetëm një ditë pas daljes në treg të konsolës në Evropë. Tre CPU e saj shkojnë në 1.24GHz.

Shpresohet që me kalimin e kohës problemet me sistemin e animacioneve mund të përmirësohen në konsolat e reja. Le të shohim se si ia del Assassin’s Creed 3 përballë konsolave të tjera dhe a ka versioni në Wii U ndonjë epërsi. Sa për fillim, mund të shihni një sërë fotosh në këtë artikull . Në to mund të shihni edhe versionin e PC-së, me tiparin e DirectX 11 që prodhon karaktere më të pastra dhe pamje më cilësore. Për Wii U është një arritje e madhe, pasi ka rezolucion 1280×720 si në 360 dhe PS3. Gjithashtu barazon edhe metodën e post-procesimit të këtyre konsolave, duke shkuar në kualitetin standard AA në PC. Por preferojmë këtë version sesa atë të PC-së, që shpesh bëhet edhe si e turbullt kur rezolucioni rritet shumë. Detajet në 2D janë fantastike, për shembull pemët ose litarët në anije, aq më mirë kur aktivizohet opsioni Kepler.

“Pamja në versionin Wii U është shumë e afërt me ato të Xbox 360 dhe PlayStation 3.” Pamja e qartë duket shumë mirë kur kemi sinkrozim në hedhjet nga ndërtesat, ku panorama na tregon se cilat forma ndërtesash shihen nga larg. Të gjithë elementet gjeometrikë duken njësoj në platformat e mësipërme, por vetëm në versionin superior në PC mund të shihen më mirë disa detaje që nuk duken në këto platforma.

Edhe në Nintendo shihet hija e karaktereve kur vrapojnë nëpër qytet, edhe efektet e anijeve teksa i afrohen gjirit të Bostonit. Në këtë rast luan punë teknika e ruajtjes së RAM-it për të bërë lojën më të dukshme. Nga toka ngrihen gjethe kur ka erë, kështu që këtu versionet janë të barabarta, ndërkohë që versioni PC është më i qëndrueshëm.

Diçitura e fotos: Pamjet transparente janë më të mira në PC dhe detajet shihen më shumë. Kurse konsolat janë në të njëjtin nivel.

Në platforma shihet një moment ku buzët e Gjeneral Bradokut nuk lëvizin, kurse në versionin në PC kjo gjë është përmirësuar. Me përjashtim të ndonjë mangësie të vogël, versioni Nintendo nuk dallohet nga edicionet e 360 dhe PS3 , duke ju dhuruar kështu edhe ekranin me prekje të GamePad-it. Si në rastin e integrimit në Black Ops 2, shohim se gjatë lojës keni pamje më të zgjeruar dhe në kualitet HDTV.

Është përpjekje fillestare, por është shumë praktike sepse në lojëra të tilla nuk keni pse ta keni shikimin non stop në ekran. Ndërveprimi me ekranin me prekje është shumë i kufizuar në këtë lojë. Përdorimi më i madh është kur kalërojmë dhe mund të prekim një buton virtual, ndryshe nga versionet në platformat e tjera. Është për të ardhur keq që nuk e kanë çuar më tej këtë opsion, që të na lejojnë të ndërrojmë veglat dhe armët me ikona në ekran me prekje. Por duhet të shtypim butonin R për të kaluar te mënyra e zakonshme, që e ndal edhe lojën në fakt. Do të ishte më mirë të kishte ndërveprim të drejtpërdrejtë.

“Pamjet me rezolucion të madh e përmirësojnë shumë përvojën në PC, është një detaj që e bën lojën të duket shumë bukur në 1080p.”

Diçitura e fotos: Përmirësimet në ambient janë në rezolucionin më të lartë, në rastet kur pamja do të dukej e sheshtë. Përkrahja TXAA nuk mungon, për ata që kanë kartela grafike NVIDIA me Kepler, duke dhuruar pamje më të bukura. Loja ka edhe opsionin luaj nga distanca, që ju lejon të luani vetëm në erkanin e GamePad. Kjo jep mundësinë për të luajtur pa ekranin e TV, edhe pse algoritmi i kompresimit nuk jep gjithë detajet e duhura në pamjet jashtë në natyrë. Këtu Nintendo ka epërsi sepse përdor ngjyrat dhe shkëlqimin si në lojën New Super Mario Bross.

Është një veçori shumë e mirë, por është mirë të mos e shihni nga shumë afër. Meqë jemi te veçori ekstra, versioni në PC la disa epërsi të vetat. Pamja është me ë qartë dhe ka më shumë detaje, si për shembull në Nju Jork. Rrobat e karaktereve megjithatë duken njësoj, me përjashtime të vogla si në rastin e këmishës së Hejthemit ose kostumit të Frenklin Ruzveltit. Ubisoft Montreal mund ë thuhet se nuk ka dashur të prishë kualitetin e pamjes së karaktereve duke dhuruar një pamje të rregullt të tyre.

Assassin’s Creed 3: analiza e performancës

Është kënaqësi të shohësh se kjo seri ka përjetuar progres që nga analiza e parë e Assassin’s Creed 3, ku versionet në PS3 dhe 360 kishin v-sync. Wii U më në fund ka kapur konkurrentët më këtë tipar. Për ta testuar kemi parë disa pamje të sinkronizuara kur karakteri ynë kalon në një nivel tjetër. Për shembull, kur Hejthemi shkruan i vetëm në kabinë, të tri platformat janë të përafërta. Kjo është një arritje e madhe për Wii U, e cila në përgjithësi ka pamje jo aq të mira sa në nivelin e platformave të tjera.

“Assassin’s Creed 3 ka v-sync pamje të ngjashme me versionet ekzistuese të Xbox 360 dhe PS3.”

Duke i qëndruar besnik shpirtit të versioneve 360 dhe PS3, nuk kemi mbështetje me 30FPS as këtu, ndonëse është synimi ideal. Në praktikë kemi parë se Wii U në aksione ose në lëvizje është pak më pas, si në rastin e tregut në Boston. E shohim se ka 25FPS për shumë minuta, kurse versionet e tjera kanë 30FPS, ndonëse të tri platformat bien në 20FPS në betejat me rojet me kostume të kuqe. Këtu kryeson 360, kurse PS3 është në vend të dytë. Në lidhje me performancën në PC, do të ishte e lehtë po të kishit një PC me këto karakteristika: i5-2500k CPU, 8 GB hapësirë dhe 1600MHz RAM në një kartë grafike Nvidia GTX 670. Megjithatë, do ta keni të vështirë në pamjet shumë kërkuese në gjirin e Bostonit. Kur ulni konfigurimin mund të shikoni më mirë, por jo si në konsola.

“Në zonat ku kërkohet më shumë grafikë, versioni Wii U ka deficit në FPS në krahasim me konsolat e tjera.”

Assassin’s Creed 3 nw Wii U: verdikti final

Tashmë që i kemi të katër versionet e trilogjisë së Ubisoft-it, mund të themi se Wii U sfidon shumë mirë versionet PS3 dhe 360. Me përjashtim të ndonjë efekti thellësie që shfaqet në disa raste, pamja është identike për sa i takon rezolucionit, kualitetit, metodës së dhënies së hijeve dhe detajet e ambientit. Madje edhe në efektet e fshehjes në bar dhe në raste e dialogëve që janë parë në versionet e konsolave të vjetra, Nintendo ofron një përvojë shumë të mirë. Të paktën në nivelin vizual. Përdorimi i GamePad si ekran nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por një shtesë e dobishme që e lejon lojtarin të luajë pa përdorur butonat. Ka shumë vende ku mund të përmirësohet kjo gjë, përfshirë edhe krijimi i një butoni virtual për të ndryshuar armët dhe veglat. Si opsion ekstra, aftësia për të luajtur nga distanca në pajisje dore i jep Wii U epërsi ndaj konkurrencës, por FPS nuk është në nivelin e 360 dhe i afrohet më shumë asaj të PS3 sidomos në aksionet me ndjekje në rrugë.

Kjo e vendos në vend të tretë në këtë renditje, edhe pse të tri platformat kanë probleme me ruajtjen e 30FPS kur nevojitet. Nëse nuk mund të luani me 25FPS, atëherë provoni versionin në PC, që rekomandohet më shumë, për të shijuar më shumë edhe përmirësimet e mëdha në grafikë që ka pasur loja. Por nëse doni thjesht një lojë të re Wii U për të luajtur me dikë, atëherë është pa dyshim një kandidate shumë e mirë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>