iOS

Fable

Sep 18 2012
0 Shpërndarje
Fable

Fable është një lojë aksion RPG në një botë të hapur. Loja u zhvillua për Xbox, Mac OS X dhe Microsoft Windows nga Big Blue Box dhe u publikua nga Microsoft. Loja doli fillimisht për Xbox në 14 Shtator të vitit 2004. Një version i ri shtesë Fable: The Lost Chapter u shfaq për Xbox dhe Microsoft Windows në Shtator 2005.

Shfaqja e lojës në treg u prit shumë mirë nga kritikat për barazinë e lojës dhe ekzekutimeve të saj, edhe pse futja e shumë tipareve nuk u bë.

Fable ishte loja më e shitur e Shtatorit të vitit 2004 dhe shiti më shumë se 2 milion kopje deri në 2007. Loja më pas ndiqet nga 2 seri të tjera Fable 2 në 2008 dhe Fable 3 në 2010.

Loja është një RPG ku lojtari ka një pamje në vetë të tretë i njohur si “Heroi i Oakvale”, ku ai mund të lidhet me njerëz, objekte dhe armiq. Synimi i lojës është të kompletojë misionet (quests) kryesore të historisë, por loja ka dhe misione të tjera dytësore që shërbejnë për të mbledhur pikë dhe për të fituar eksperiencë.

Lojtari kontrollon armë të ndryshme, si shpata apo hark me shigjetë, gjithashtu si hero ai kontrollon aftësitë magjike ku lëshon magji të ndryshme për të mundur armiqtë e tij.

Lojtari gjithashtu në lojë mund të blejë shtëpi apo të martohet. Historia e saj është shumë mbresëlënëse dhe fundi i lojës është cilësuar si një nga më të bukurit për shkak të surprizës që ai ofron.

Vlerësimet e lojës kanë qenë pozitive ku GameRankings dhe Metacritic i dhanë një vlerësim të njëjtë lojës prej, 85/100. GameSpot i dha notën 4/5 ndërsa IGN 9.3/10 i cili ishtë dhe vlerësimi më i lartë i dhënë nga të gjithë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Fable
Lajmet e fundit>