Lojërat

Fable III

Sep 26 2012
0 Shpërndarje
Fable III

Fable III është një lojë me pamje në vetë të tretë aksion RPG në një botë të hapur. Loja u publikua nga Microsoft Game Studios dhe u zhvillua nga Lionhead Studios për Xbox 360 dhe Microsoft Windows.

Historia fokusohet në sforcot e lojtarit për të mposhtur Mbretin e Albion duke formuar aleanca dhe duke ndërtuar një suport për revolucion. Pas një revolte të suksesshme lojtari bëhet monarku dhe i jepet detyra për të mbrojtur Albion nga një e keqe e madhe.

Loja doli në treg në 29 Tetor 2010 për Xbox 360 dhe në 20 Maj 2011 për PC së bashku me Game for Windows dhe Steam. Versioni për PC përfshin një modul “Hardcore” e cila është vështirësia më e lartë për lojën. Loja përfshin zëra të mëdhenj si Ben Kingsley, Stephen Fry, Simon Pegg, Michael Fassbender, Zoe Wanamaker, Bernard Hill, Edward Hardwicke dhe John Cheese.

Loja është e vendosur 50 vjet pas ngjarjeve të Fable II. Fable III vendosë në botën fiktive të Albion e cila po futen në periudhën industriale.

Mbreti/Mbretëresha, heroi/lojtari i Fable II ka vdekur duke ia lënë mbretërinë në duart e Logan, vëllain e madh të lojtarit. Logan është kthyer në një tiran dhe duhet mposhtur pa tjetër duke i mbetur kjo detyrë vëllait të vogël. Me ndihmën e mentorit të tij dhe njerëzve të tjerë lojtari duhet të mposhtë Logan dhe të rimarrë mbretërinë përsëri.

Loja, ashtu si de versionet e kaluara, është në një botë të hapur ku lojtari mund të eksplorojë vendet e ndryshme, të perfeksionojë stilet e tij, magjike dhe luftarake, të krijojë reputacion të mirë apo të keq kjo bazuar në vendimet dhe veprimet që ai kryen në lojë.

Vlerësimet për Fable III kanë qenë pozitive mesatarisht, ku GameRankings i dha një vlerësim 80% ndërsa Metacritic 75/100. IGN i dha notën 8.5 për versionin e Xbox 360 dhe vetëm 6 për PC ndërsa GameSpot përkatësisht 7.5 dhe 7.

Tags >

Fable
Lajmet e fundit>