Lojërat

Fable II

Sep 14 2012
0 Shpërndarje
Fable II

Fable II është një lojë me pamje në vetë të tretë aksion RPG në një botë të hapur e zhvilluar nga Lionhead Studios dhe e publikuar nga Microsoft Game Studios për Xbox 360.

Loja është vazhdimi i Fable: The Lost Chapter dhe në të vërtetë u njoftua në 2006 por u lansua në 21 Tetor 2008 duke marrë dhe çmimin “Loja e vitit” në 24 Tetor 2009.

Loja vendoset në botën fiktive të Albion, 500 vjet pas ngjarjeve të Fable, në një erë koloniale e cila i ngjan periudhës së Iluministëve. Armët janë akoma primitive, dhe e përbërë nga kështjella super të mëdhaja në vend të qyteteve.

Ndryshe nga versioni i kaluar, lojtari mund të zgjedhë mashkull/femër si karakterin e tij/saj, dhe kjo i jep gjithashtu mundësi që dhe të martohet gjatë lojës.

Lojtari gjatë lojës shoqërohet nga një qen të cilin e mori kur ishte i vogël. Qeni e ndjek lojtarin pothuajse gjatë gjithë kohës përgjatë lojës.

Qeni mund të mësojë truke, të luftojë armiqtë dhe të gjejë thesare dhe të të drejtojë drejt objektivave të lojës. Qeni nuk mund të vritet, por mund të dëmtohet dhe të jetë i padobishëm, që më pas kërkon shërim nga lojtari.

Si dhe versioni i kaluar, dhe këtu ka misione kryesore dhe ato dytësore (Side Quests) të cilat bëhen për të mbledhur para, fituar eksperienca dhe gjithashtu për të eksploruar botën e hapur dhe të madhe të Albion.

Vlersimet e lojës kanë qenë shumë pozitive ku GameRankings dhe Metacritic i dha notë përkatësisht 88.40% dhe 89/100. IGN e vlerësoi Fable II me notën 8.8 ndërsa GameSpot 8.5. Eurogamer i dha vlerësimin maksimal prej 10 e shoqëruar kjo me notën 9.5 të Offical Xbox Magazine. (GameWorld Albanian)

Tags >

Fable
Lajmet e fundit>