Lojërat

F.E.A.R. Persues Mandate

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
F.E.A.R. Persues Mandate

F.E.A.R. Perseus Mandate është një lojë, një pjesë shtesë, FPS horror-mbijetesë e lojës F.E.A.R. e zhvilluar nga TimeGate Studios për Microsoft Windows dhe që u lançua më 6 nëntor 2007.

Loja ndjek historinë e një lojtari të ri, një pjestar i një skuadre dytësore F.E.A.R., i cili dërgohet për të hetuar rreth Armcham’s Perseus Project. Loja merr pjesë gjatë ngjarjeve të F.E.A.R original, si dhe Extraction Point.

Hyrje të reja në lojë përfshijnë, IA miqësore të kontrolluar të cilët luftojnë së bashku me lojtarin, si dhe disa armiq të rinj fiktiv. Seria e dytë e F.E.A.R., F.E.A.R. 2: Project Origin i injoron eventet e këtyre ngjarjeve.

Perseus Mandate përfshin armë të reja dhe armiq të rinj, jo të gjendur në serinë e kaluar, si dhe të vjetrit. Loja përfshin tre misione shtesë (Bonus) në konsolat e PS3 dhe Xbox 360 të origjinales F.E.A.R., dhe karakterizon lojtarin i cili ndjek disa nivele, shumë pak nivele në krahasim me serinë origjinale dhe jo të gjata në kohë, duke luftuar çdo armik që i del përpara.

Loja ka marë vlerësime të dobta ku IGN i dha notën 5.9/10 duke e kritikuar për mungesën e përmbajtjes, ku grafika e dobët dhe mënyra e lojës ishin origjinale si e para. Ndërsa GameSpot e vlerësoi me 5.5 duke deklaruar se ishte e panevojshme që Sierra të merej me këtë shtesë, përderisa ata po punonin për serinë e dytë. (GameWorld Albanian)

Tags >

fear
Lajmet e fundit>