Lojërat

F.E.A.R. 3

Oct 7 2012
0 Shpërndarje
F.E.A.R. 3

F.E.A.R. 3 (me logon e saj F.3.A.R.) është një lojë FPS horror-psikologjik e zhvilluar nga Day 1 Studios për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360 dhe është një vazhdim i F.E.A.R. 2: Project Origin dhe instalimi i tretë i serive të F.E.A.R.

Loja u njoftua për dalje më 8 prill 2010 dhe thuhej se do të përfshinte ndihmën e John Carpenter në kinematorgrafinë e lojës dhe shkrimtarin Steve Niles.

F.E.A.R. 3 përfshin tiparet e lojës në bashkëpunim (co-op), një sistem mbulimi me të zhvilluar si dhe më shmë “frikshmëri”, sipas themeluesit dhe presidentit të Day 1 Studios, Denny Thorley. Lojtari kontrollon si Point Man ashtu dhe Paxton Fettel, protagonistin dhe antagonistin, respektivisht, nga loja e parë F.E.A.R..

Sistemi i kontrollit për Point Man është i njëjtë si dy lojrat e kaluara, duke i dhënë lojtarit një listë me komanda tipike të lojrave FPS si dhe aftësinë e slo-mo. Ndërsa kur kontrollon Fettel, lojtari përdor telekinesis, goditje, posedime, dhe sulme me armë të ftohta që janë unike të Fettel.

Loja e F.E.A.R. 3 është e ndarë në 8 nivele, të quajtura Intervale, ku secili nivel mer pjesë në një zonë të ndryshme si Point Man apo Paxton Fettel, të cilët ecin në këto zona për të gjetur personin që la shtatzënë nënën e tyre, Alma, në F.E.A.R. 2.

Loja ka marrë vlerësime të ndryshme ku GameRankings dhe Metacritic e vlerësuan secila me 75%, ndërsa GameSpot i dha po të njëjtin vlerësi, në terma përqindjeje, 7.5/10 duke e kritikuar për vizualin dhe pak skena të frikshme. IGN e vlerësoi me notën 8 duke thënë se në qoftë se po kërkoni për një lojë të re FPS të vendosur në një atmosferë horror F.E.A.R. 3 është zgjedhja e juaj e duhur. (GameWorld Albanian)

Tags >

fear
Lajmet e fundit>