Lojërat

F.E.A.R. 3 do t’iu tmerrojë më 22 mars

Nov 1 2010
0 Shpërndarje
F.E.A.R. 3 do t’iu tmerrojë më 22 mars

Data e qartë e lansimit të F.E.A.R. 3 e zhvilluesve të njohur, Warner Bros. Interactive Entertainment dhe studios Day 1, do të kishte qenë pikërisht këto ditë duke pasur parasysh miliona fëmijë të frikshëm që kanë kërkuar frikën gjatë fundjavës për të festuar Halloween. Megjithatë, me botuesin që në muajin gusht njoftuan së loja do të zë vend në vitin 2011, Warner. Bros shfrytëzuan vikendin e Halloween për të shpallur datën zyrtare të daljes në treg të lojës që do të jetë: 22 mars, 2011.

Si një trajtim i dytë për tifozët që janë të interesuar për F.E.A.R. 3, kompania gjithashtu ka detajuar edhe bonuset e para-porosive të kësaj lojë horror first-person shooter, të cilat do të ndryshojnë mvarësisht nga shitësit online. Të parët që do ta marrin lojën veçanërisht përmes Amazon, do t’iu ofrohet ekskluzivisht një libër komik me 12 faqe që është shkruar nga Steve Niles, i ilustruar nga Stefano Raffaele, dhe prodhuar nga DC Comics. Në këtë libër, lojtarët do të gjejnë një histori të vazhdimit të F.E.A.R., i vendosur menjëherë pas lojës origjinale.

Atyre që bëjnë para-porosi në GameStop dhe Best Buy do t’iu ofrohen gjëra të reja brenda në lojë. Blerësve nga Best Buy do t’iu ofrohet nga një armë shumë e fortë që është projektuar për ta mundur armikun shumë shpejt, që quhet The Shredder. Atyre që blejnë nga GameStop do t’iu ofrohet një mundësi për hyrje në The Hammer, armë me një fuqi të madhe që ishte përdorur nga karakteri i lojës, Paxton Fettel.

F.E.A.R. 3 do të jetë instalimi i tretë i serive të këtij first-person shooter, që filloj në vitin 2005. Loja e ardhshme do të vazhdojë në storje tjetër dhe do të shtoj edhe një modus krejtësisht të ri “divergent co-op” që do t’i lejojë lojtarët të marrin njërin rol prej dy karaktereve.

Në përpjekje për të rritur elementet horror të F.E.A.R. 3, Warner Bros. ka futur në listë regjisorin e filmave horror, John Carpenter, të këshilloj në zhvillimin e lojës.

Gameworld.al do t’iu njoftoj për detaje të reja rreth kësaj loje të frikshme.

Lajmet e fundit>