Lojërat

F.E.A.R. 2: Reborn

Oct 4 2012
0 Shpërndarje
F.E.A.R. 2: Reborn

F.E.A.R. 2: Reborn është shtesa e parë e shfaqur për F.E.A.R. 2: Project Origin. Loja përmban 4 nivele të reja dhe sigurisht me nuancat e një lojë horror-psikologjik. Një version demo u lançua në Xbox Live dhe PlayStation Network më 27 gusht 2009 dhe shtesa vetë doli në treg më 3 shtator 2009.

Lojtari merr rolin e një ushtari “replica” me kod-emrin Foxtrox 813 në vend të Michael Becket, lojtari i F.E.A.R. 2: Project Origin, i cili mendohet të jetë akoma nën kujdesin e Alma Wade.

F.E.A.R. 2: Reborn luan në mënyrë totalisht të ngjashme me lojën origjinale, me një shtesë të vetme që është karatkeri tjetër gjatë lojës, dhe me ndërfaqen që ndryshon për t’i ngjarë F.E.A.R. origjinale.

Metri i jetës është ndryshuar në numra për të treguar ekzaktësisht sasinë e jetës së mbetur, ndyrshe nga F.E.A.R. 2: Project Origin ku metri i jetës ishtë si një shirit që ulej me çdo sulm që karakteri merrte.

Slo-mo është e përfshirë dhe këtu, por Monolith nuk e tregon se si Foxtrox 813 e zotëron këtë aftësi.

Një nga prodhuesit, Lucas Myers i Monolith tregon se: “Një nga qëllimet kryesore të skuadrës e cila krijoi F.E.A.R. 2: Project Origin ishte të krijonte një ambjent të ri dhe interesant që do të zgjeronte atë se çfarë ne vendosëm në lojën origjinale.” (GameWorld Albanian)

Tags >

fear
Lajmet e fundit>