Lojërat

F.E.A.R. 2: Project Origin

Oct 2 2012
0 Shpërndarje
F.E.A.R. 2: Project Origin

F.E.A.R. 2: Project Origin është një lojë horror-pskologjik e zhvilluar nga Monolith Productions dhe e publikuar nga Warner Bros për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360. Loja është një vazhdim i F.E.A.R. dhe u shfaq për herë të parë më 10 shkurt 2009. Është loja e dytë në serinë e F.E.A.R. dhe u bë e mundur për Steam më 12 shkurt 2009.

Mënyra e lojës së F.E.A.R. 2 mban origjinën e së parës, përfshirë dhe mënyrën e luftimit me ngadalësim kohë (slo-mo), dhe një Inteligjencë Artificiale në të zhvilluar. IA e F.E.A.R. origjinal njihej për shpërthimin në ambjente, mbulimit nëpër shtylla dhe shumë karakteristika të tjera janë ruajtur nga e kaluara.

Këtu është shtuar diçka e re si: mbulimi duke shtyrë objektet apo aftësia për të përdorur makineri gjatë lojës. Project Origin karakterizohet nga një diversifikim i armiqve, si dhe ato me fuqi të mbinatyrshme që janë më të shumë në këtë numër.

Loja vazhdon të ndjekë historinë e mbinatyrshme të qënies së mbinatyrshme, Alma, ku tërbimi ndaj personave të cilët e keqtrajtuan dhe e përdorën si kavje eksperimentale rritet pa masë, ku ajo kërkon t’i vrasë të gjithë. F.E.A.R. 2 ka marë përgjithësisht kritika të mira, ku GameRankings dhe Metacritic i dhanë vlerësimin 79%, secila.

Loja mori dhe disa kritika, duke i thënë se kishtë një histori të varfër, një dizajn niveli jo shumë të mirë, dhe një lojë jo shumë të mirë. GamePro i dha notën 4/5, duke e vlerësuar për efektin e slo-mo dhe mënyrën e lojës, por e kritikon për armiqtë I.A, dizajnin e niveleve dhe përfundimin e lojës. (GameWorld Albanian)

Tags >

fear
Lajmet e fundit>