Lojërat

eXplode dhe mikro kalojnë të parët në grupin A

Nov 20 2010
0 Shpërndarje
eXplode dhe mikro kalojnë të parët në grupin A

Pas përfundimit të të gjitha lojrave sa i përket Grupit A në turneun e organizuar në Assassin’s Creed, dy ekipet qe arritën ta sigurojnë kalimin në fazen tjeter janë eXplode dhe mikro.

eXplode qysh nga fillimi cilësohej si favoriti kryesor i këti turniri pasi që ishte përforcuar edhe më shumë në strukturën e skuadrës duke futur edhe k1lla-n në ekip derisa wizard-in si zëvendësues në këtë turne.

eXplode qysh në lojen e parë arriti të sjell rezultate të mira kundër instw , pasi që pjesën e parë arriti ta përmbyll me rezultat të thellë 13-2, kurse në pjesën tjetër i’u deshën vetëm 3 pikë për ta arritur ta fitoj lojen me rezultat 16-8.

Ne lojën e dytë në de_nuke ajo u takua me WTF. Edhe aty explode nuk e pati problem dhe arriti që pjesen e parë ta fitoj me rezultat 11-4 kurse të dyten me rezultat 5-2, kështu duke siguruar kalimin në fazen tjetër çerekfinale.

Nga ana tjetër befasia e këti turneu ishte ekipi MIKRO, pasi që ky ekip i ri arriti ta kaloj fazen e grupeve bashkë me eXplode. Ky ekip ne fillim luajti me WTF, ku pjesën e parë e fitoi me rezultat 9-6, që ishte rezultat mjaft i mirë ndërsa në pjesën e dyt arriti t’i merrte 7 pikë, duke fituar me rezultat të ngushtë 16-14

Edhe në lojën e dytë mikro fitoi po me këtë rezultat, por tashmë kundër instw. Ajo pjesën e parë e humbi me një rezultat prej 9-6, por ndonëse pjesa e dytë i hapi sytë këtij ekipi ku arriti që këtë pjesë ta përmbyll me rezultat 10-5 dhe duke arritur që ta kaloj fazën e grupeve me rezultat 16-4.

Tashmë loja që duhej luajtur ishte për liderin e Grupit A, në mes të eXplode dhe mikro. Në pjesën e parë eXplode arriti ta përmbyll me rezultat të thellë 13-2. Pas kësaj të gjithë mendonin se explode kishe arritur të fitoj me një rezultat të thellë, por jo…ndodhi e kundërta edhe këtu mikro u zgjua vonë nga gjumi ku në pjesën e dytë përmbylli rezultatin 12-3 në të mirën e tyre. eXplode arriti të fitoj me rezultat 16-14.

Na mbetet të shohim nëse këto 2 ekipe do vazhdojnë të luajnë lojë të bukur edhe në fazën tjeter të ëerekfinales. Sigurohuni të qëndroni me Gameworld.al.

Grupin A e kalojnë
eXplode – 9pikë
mikro – 6pikë

Lajmet e fundit>