Lajme lojërash

Evolucioni i kontrolluesve të Xbox dhe PlayStation në dy fotografi

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Evolucioni i kontrolluesve të Xbox dhe PlayStation në dy fotografi

Xbox One dhe PlayStation 4 kanë kontrolluesit më të mirë në lojërat moderne. Por u desh shumë kohë që Sony dhe Microsoft të arrijnë këtu, pas shumë dështimesh dhe gabimesh.

Dy GIF nga blogu për teknologjinë për konsumatorë GadgetLove kanë kapur evolucionin e kontrolluesve të të dy prodhuesve.

Kontrolluesi për Xbox dikur ishte mjaft i madh për t’u mbajtur në dorë, kurse PlayStation kishte sustat analogë të vendosura çuditshëm në kontrollues.

Përjetoni këto momente në GIF-ët e mëposhtëm. Është interesante të shihet se si disa elemente të dizajnit si katër butonat në kontrolluesin e PlayStation, kurrë nuk kanë ndryshuar vendin ose formën, ndërsa Microsoft ka ndryshuar dukshëm butonat në kontrolluesit e Xbox-it.

Kontrolluesi i ndërmarrjes Sony është ndryshuar shumë, duke shkuar nga ngjyra e hirtë siç ishte në fillim, të formës së butonave Start dhe Select, deri tek shtimi i touchpadit në DualShock 4 të ri. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>