Lojërat

EverQuest

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
EverQuest

EverQuest është një lojë fantazi 3D e tipit MMORPG e cila doli më 16 mars 1999. Versioni origjinal u dizajnua nga Brad Mc Quaid, Steve Clover dhe Bill Trost.

Loja u krijua nga 989 Studios të Sony dhe u publikua nga Sonly Online Entertainment në vitin 1999. Që nga blerja nga Verant në fundin e 1999, SOE ka pësuar shumë ndryshime, ku ai më i fundit ishte Rain of Fear më 28 nëntor 2012.

Shumë elemente të EverQuest janë bazuar në lojëra MUD (Multi-User Dungeon) të cilat janë të frymëzuara nga lojëra klasike si Dungons & Dragons. Në EverQuest lojtari duhet të krijojë një personazh duke zgjedhur nga 16 raca të ndryshme të të gjitha llojeve.

Gjithashtu zgjidhet çfarë lloji do të jetë personazhi yt si magjistar luftëtar etj. Personazhet i përdorin aftësitë e tyre për të ekspoluar botën, të kryejnë misione dhe të fitojnë dhurata. Loja bazohet në një sistem eksperience që rritesh në nivel dhe pëson përmirësime. Gjithashtu mund të komunikosh me personazhe të tjerë në chat ose të krijosh dhe të futesh në aleanca.

Loja ka marrë shumë vlerësime pozitive nga kritikët pasi dhe jo më kot është e para MMORPG që ka dalë online. (GameWorld Albanian)

Tags >

EverQuest
Lajmet e fundit>