Lojërat

Eurogamer: GTAV në fillim të vitit të ardhshëm lëshohet për PC

Oct 11 2013
0 Shpërndarje
Eurogamer: GTAV në fillim të vitit të ardhshëm lëshohet për PC

Grand Theft Auto V do të lëshohet për PC në fillim të vitit 2014, ka raportuar Eurogamer. Duke cituar shumë burime të industrisë, versioni për PC i Grand Theft Auto V thuhet që do të vijë brenda tremujorit të parë të vitit 2014.

Mënyra e paraqitjes duket të ngjasojë me Grand Theft Auto V, të cilin Rockstar e lëshoi për konsolla në prill të vitit 2008 përpara se ta sillte atë për PC në dhjetor të po atij viti. Që nga lëshimi për Xbox 360 dhe PlayStation 3 më 17 shtator, Grand Theft Auto V ka realizuar 1 miliard dollarë përfitime në tri ditët e para sa ishte në shitje.

Prodhuesi i çipave Intel tha gjatë ditës së mërkurë që pret ta shohë GTAV në PC. Drejtori i Intel-it për marketingun, Chris R. Silva, tha: “Të paktën me Grand Theft Auto, unë nuk mendoj që do të jetë ekskluzive për konsolla për një kohë të gjatë. Por kjo është çfarë ndodh kur keni një lëshim të brendit të ri me dy ndërmarrje që kanë shumë para që provojnë të sigurohen që kanë përmbajtje.”

Silva shtoi që arsyeja se pse Rockstar ende nuk e ka lëshuar GTAV për PC është sepse “Dikush pagoi shumë para për t’u siguruar që titulli ishte ekskluziv.” Një peticion në Change.org për të sjell versionin për PC të Grand Theft Auto V tani është afër arritjes së 600 mijë nënshkrimeve. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>