Lojërat

Euro Truck Simulator 2

May 20 2013
0 Shpërndarje
Euro Truck Simulator 2

Euro Truck Simulator 2 është një lojë me simulim veture dhe është vazhdimi i lojës Euro Truck Simulator e krijuar nga SCS Software për Microsoft Windows.

Loja doli më 19 tetor 2012 dhe vendoset në Europë, ku lojtari duket të bëjë udhëtime të ndryshme në rrugët e Europës duke marrë ngarkesa të ndryshme dhe duke i shpërndarë atë në desitnacionet e veta.

Loja sjell dy kompani të reja kamionësh që nuk ishin tek paraardhësja e saj. Lojtari zgjedh qytetin fillestar nga shtete si Austria, Belgjika, Çekia, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Duke u shtuar misionet dhe lekët automatikisht lojtari është në gjende të hapë firmën e vet të kamionëve. Loja ka një motor më të mirë sesa paraardhësja e saj duke shfrytëzuar OpenGL. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>