Lajme lojërash

Epic Games iu mundëson studentëve qasjen pa pagesë në Unreal Engine 4

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Epic Games iu mundëson studentëve qasjen pa pagesë në Unreal Engine 4

Epic Games ka lajmëruar që është duke ofruar tërë platformën e vet të zhvillimit Unreal Engine 4 pa pagesë për institucionet akademike. Edukatorët dhe studentët do të kenë qasje të plotë në veçoritë dhe mjetet e UE4, si dhe tek dokumentacioni dhe mësimet, si dhe do të marrin përditësime të vazhdueshme përgjatë institucioneve të tyre të regjistruara.

“Asgjë nuk është duke i ndalur studentët nga përgatitja e shkathtësive të nevojshme për t’u futur në rangun e fushave duke përdorur teknologjinë Unreal Engine, nga softuerët e argëtimit dhe filmit, e deri tek visualizimet, simulimet për kujdesin shëndetësor dhe trajnimet ushtarake,” tha në një deklaratë menaxheri i përgjithshëm i Unreal Engine, Ray Davis. “Studentët që e njohin teknologjinë Unreal Engine kanë një përparësi madhore kur bëhet fjalë për pozicionimin në punë.”

Duke ofruar pa pagesë platformën për studentë, Epic Games pret që ata do të kenë mundësi më të mira për të konkurruar për punë në zhvillim të lojërave për PC, konsolla, realitet virtual dhe platforma mobile, e po ashtu edhe në prodhimin e industritë e prodhimit të filmave, kujdesit shëndetësor dhe industrinë ushtarake. Shkollat mund të regjistrohen për t’u qasur në platformë që tani dhe të tejkalojnë pagesën 19 dollarë për muaj që është lajmëruar në GDC 2014.

Epic Games së fundi diskutoi për veçoritë e reja në UE4 dhe që teknologjia është duke u përdorur për të zhvilluar lojën e mbijetesës, Fortnite, po ashtu edhe lojën që mund të luhet pa pagesë, Unreal Tournament, që është në dispozicion për t’u luajtur për çdokënd që ka një abonim në UE4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>