Lojërat

Ekzekutivi i Nintendo-s: Wii U ofron vlerë më të mirë se sa Xbox One dhe PlayStation 4

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Ekzekutivi i Nintendo-s: Wii U ofron vlerë më të mirë se sa Xbox One dhe PlayStation 4

Sipas presidentit të Nintendo of AMerica, Reggie Fils-Aime, Wii U paraqet vlerën më të mirë të të gjitha konSollave shtëpiake që janë në dispozicion për momentin. Ekzekutivi e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste të fundit me Wall Street Journal, ku listoi arsyet pse ai mendon që ju duhet të kaloni në sistemin e ri. “Ne i bindim ata me lojëra,” tha Fils-Aime, kur u pyet se si të bind përdoruesit që të kalojnë në konsollën e re. “Kështu si shembull, ju mund ta luani MarioKart 8 – kjo lojë e mahnitshme që ka shitur miliona kopje në mbarë botën – vetëm në Wii U për shkak të mundësive të përmirësuara, grafikëve HD, elementeve të reja që ne sjellim për të ofruar atë lojë të caktuar.”

E njëjta vlen për Super SmashBros. për Wii U që lëshohet gjatë të dielës. Fils-Aime tha që ndonëse ju ende mund ta luani Super SmashBros. Melee ose Brawl, e vetmja mënyrë për ta përjetuar SmashBros.-in me grafikë HD dhe mundësi të luajtjes së tetë lojtarëve është blerja e lojës së re. Mbështetja për Amiibo nga Wii U dhe vlera, në krahasim me konkurrencën, po ashtu përfaqëson pika kyçe të dallimit kur blerësit janë duke shikuar për një konzollë të re, tha Fils-Aime.

“Lajmi i mirë për ne është që ne jemi duke e paraqitur vlerën më të mirë tani në një konsollë të re shtëpiake,” tha ai. “299$, përfshihen dy lojëra; është një propozim tërheqës për konsumatorët këtë fundvit.” Dy lojërat pa pagesë për të cilat Fils-Aime është duke folur kanë të bëjnë me Super Mario 3D World dhe NintendoLand, që vjen së bashku me bazën modelin Wii U që ka diskun prej 32 GB. “Për ne porosia është e thjesht; ju dëshironi të luani këto lojëra të shkëlqyera, ju dëshironi të përjetoni këto përvoja fantastike, ju duhet të kaloni në Wii U,” shtoi ai. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>