Lojërat

Ekipi ant me pjesëmarrje në turnetë e ardhshme

Jan 10 2011
0 Shpërndarje
Ekipi ant me pjesëmarrje në turnetë e ardhshme

Ekipi shumë i ri nga Vushtrria që bëri bujë të madhe kohët e fundit, ant ka bërë të ditur se pas fitores së madhe në turneun e fundit online, GameWorld Online Tournament 2011, do të vazhdojnë edhe me pjesëmarrje ne turne LAN.

Siç e pamë ky ekip me lojtarë vërtetë të talentuar, që nga dita në ditë po shfaqin aftësitë e tyre për këtë lojë. Së pari ata filluan duke fituar kualifikimet për turneun e sapo mbaruar online, por pse ata ishin më të mirët në kualifikime e vërtetuan dhe duke e fituar tërë turneun, pas fitores ne finale ndaj ekipit OVER, me 2-0.

Sot unë bëra dhe një intervistë me liderin e ekipit ant, Deniz “DNZ” Badivuku për planet e ardhshme të këtij ekipi:

GW : Përshëndetje Deniz. Cilat janë planet tuaja të ardhshme?

DNZ : Planet tona për të ardhmen janë që së pari të fillojmë me pjesëmarrje në turnetë LAN, e pastaj nuk i dihet.

GW : A mendoni se do të keni suksesin si në turneun e fundit online?

DNZ : Përkundër faktit se është më vështirë që të kemi suksesin si në turnetë online, ne besojmë se me ushtrime dhe përqendrim në lojë do t`ia dalim të korrim suksese edhe në turnetë LAN, pasi që kemi një ekip të komponuar mirë.

GW : Keni ndonjë fjalë për fund?

DNZ : Të falenderoj ty për intervistën, dhe përshendes stafin e GameWorld, dhe shpresojmë se nuk do ti zhgenjejmë ata të cilët na përkrahin.

GW : Të falemnderit dhe ty, suksese!

DNZ : Gjithashtu, mirëupafshim.

Pas një interviste të shkurtër me liderin e ekipit ant, këtu kemi dhe përbërjen e këtij ekipi që pritet të shihet dhe në turnetë e ardhshëm LAN:

 

Deniz “DNZ” Badivuku
Dior “diorz8” Zabergja
Florentin “desmond” Alija
Ardin “cRyTek” Drejta
Egzon “seLected” Feka
Edon “noddee” Feka (rezervë)

Stafi i GameWorld i uron suksese këtij ekipi në të gjitha pjesëmarrjet e ardhshme LAN apo online..

Lajmet e fundit>