Lojërat

Edicioni Premium i Battlefield 3 do të shpërndahet në shtator për 70$

Aug 19 2012
0 Shpërndarje
Edicioni Premium i Battlefield 3 do të shpërndahet në shtator për 70$

Studio Dice i Electronic Arts ka bërë të ditur planet për nxjerrjen në treg të Battlefield 3 Premium Edition në shtator.

Ky version do të kushtojë 70$, dhe siç mund ta shihni dhe nga emri, vjen me një kartë pjesëmarrëse (membershit) në Battlefield Premium, një shërbim që u jep lojtarëve shumë mundësi ekstra, përfshirë 5 paketat shtesë dixhitale dhe akses në DLC përpara çdokujt tjetër.

Paketa Premium do të dalë gjithashtu me një set Multiplayer Head Start Kit e cila çliron 15 armë, pajisje, dhe azhornime në mjetet e udhëtimit.

Praktikisht, çdo gjë është e përfshirë, madje dhe lavamani i kuzhinës, më shumë se 25 harta, mbi 70 armë, makinat, si dhe një duzinë me dalje e përditësime të reja.

“Që prej hedhjes në treg, më shumë se 15 milion njerëz nëpër botë e kanë shijuar historinë dhe lojën e Battlefield 3 dhe me daljen e edicionit Premium duket se ky numër do të rritet shumë. Mezi po presim të shohim fytyra të reja në Battlefield,” – deklaron Patrick Bach, Produdhesi Ekzekutiv i Battlefield 3.

Është një marrëveshje e mirë për ata që luajnë BF3. Një kartë anëtarësimi në Premium kushton vetëm 50$ dhe kjo paketë është vetëm 20$ më tepër. Paketa do të dalë në SHBA në 11 shtator dhe në Mbretërinë e Bashkuar në 13 shtator.

Lajmet e fundit>