Lojërat

Edicioni i Avancuar i lojës Faster Than Light tani mund të shkarkohet pa pagesë

Apr 6 2014
0 Shpërndarje
Edicioni i Avancuar i lojës Faster Than Light tani mund të shkarkohet pa pagesë

Përditësimi i Edicionit të Avancuar për lojën FTL: Faster Than Light tani është në dispozicion për t’u shkarkuar pa pagesë për PC. Përdoruesit që e kanë lojën në Steam automatikisht duhet ta marrin përditësimin dhe zhvilluesit e lojës kanë hapur një faqe me udhëzime për ata që e kanë blerë lojën nga ndonjë tjetër vend.

Edicioni i Avancuar pa pagesë shton sistemet për hakim dhe kontrollim të mendjes, që është sistem i ri dhe ngjarjet e shkruara nga autorët Tom Jubert dhe Chris Avellone, që ka shkruar Fallout: New Vegas, së bashku me armë, efekte, ndërfaqe dhe ambiente të reja. Përditësimi pritet që të shtojë disa rregullime për tërë lojën, duke përfshirë opsionin për të ruajtur dhe dalë gjatë luftës. Ndërkohë, FTL tani është lëshuar për iPad. Loja kushton 10 dollarë dhe punon në iPad 2 ose më të ri dhe vetvetiu vjen me Edicionin e Avancuar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>