Lajme lojërash

Edicionet e ditës së parë të Xbox One dhe PS4 janë shitur në Amazon

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Edicionet e ditës së parë të Xbox One dhe PS4 janë shitur në Amazon

Shitësi Amazon ka shitur përmes dyqanit të vet edicionet që do të shiten në ditën e lëshimit PlayStation 4 dhe Xbox One, ka lajmëruar ndërmarrja. “Edicionet e ditës së lëshimit të PS4 & Xbox One janë shitur,” ka thënë ndërmarrja në Twitter. “Ju ende mund të para-porositni Edicionet Standarde, ne vetëm nuk mund të ju premtojmë ndonjë datë për shpërndarje.”

Është e paqartë nëse dyqani për Edicionin e Lëshimit të PS4 prej 400 dollarë dhe Edicioni i Ditës së Parë të Xbox One prej 500 dollarëve do të vendosen sërish në dyqan. Një përfaqësues për Videot Lojërat e Amazon nuk u arrit menjëherë për të komentuar.

Konsolalt e gjeneratës së ardhshme nuk janë shitur shpejt vetëm në Amazon, por edhe përgjatë GameStop, që më nuk pranon ndonjë para-porositje PS4 për shkak të “kërkesës së madhe”. Ndërkohë, Xbox One është shitur në Best Buy.

PS4 dhe Xbox One priten që të dalin në shitje gjatë këtij pushimet të verës. Për dallim nga gjenerata e kaluar, që të dy sistemet do të dalin gjatë të njëjtës periudhë kohore të pushimeve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>