Lojërat

Edhe pas përditësimit, përdoruesit e Xbox One kanë probleme

Feb 21 2014
0 Shpërndarje
Edhe pas përditësimit, përdoruesit e Xbox One kanë probleme

Përditësimi i Xbox One gjatë shkurtit shtoi një numër të përmirësimeve në konsollën e lojës së kompanisë Microsoft, por disa përdorues ende janë duke hasur probleme.

Një numër i përdoruesve janë duke raportuar që, pas instalimit të përditësimit, ekrani i tyre nganjëherë kthehet tërësisht në ngjyrë të zezë. Problemi ndodh kur përdoruesit shtypin butonin Xbox për të kaluar në ekranin fillestar dhe ai vazhdon edhe kur konsolla të jetë ndalur.

Fatmirësisht, skuadra që ofron mbështetje për Xbox është në dijeni për problemin dhe ka ofruar një përmirësim të përkohshëm – thjesht e mbani të shtypur butonin për ndezje për 10 sekonda. Nëse është duke ardhur ndonjë zgjidhje e përhershme ende nuk është e qartë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>