Lajme lojërash

Edhe pas 4 vitesh, Minecraft vazhdon të shitet më mirë se sa shumica e lojërave të reja

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Edhe pas 4 vitesh, Minecraft vazhdon të shitet më mirë se sa shumica e lojërave të reja

Minecraft tani ka shitur mbi 16 milionë kopje në PC dhe Mac. Matësi i statistikave, zhvilluesi Mojang, në uebfaqen e vet së fundi i ka rënë vijë shenjës, që është një indikacion tjetër që loja, që ka të bëjë me ndërtimin e blloqeve, vazhdon të shitet jashtëzakonisht mirë.

Gjatë muajit qershor, loja tejkaloi 14 milionë shitje, duke nënkuptuar që 2 milionë kopje ka shitur në pesë muaj. Nuk është keq për një lojë që ka qenë në dispozicion të blihet dhe luhet që nga viti 2010.

Por njerëzit nuk janë vetëm duke e blerë lojën në PC. Gjatë qershorit, shitjet e versioneve për Xbox 360 dhe PlayStation 3 së bashku kanë tejkaluar versionet e PC-së. Shitjet përgjatë pajisjeve mobile, e konzollave dhe PC-së tani përbëjnë një total prej 54 milionë njësish së bashku. Minecraft duket që nuk ka mbaruar punë.

Në përpjekjen e vet për të qenë kudo, loja pritet që gjatë verës të lëshohet në PlayStation 4, Xbox One dhe PlayStation Vita. Zhvilluesi 4J Studios, që është duke e prurë lojën në konzollat e reja, premton që versionet e gjeneratës së tanishme do të përmbajnë harta 36 herë më të mëdha se sa versionet e gjeneratës së kaluar. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>