Lojërat

Edhe Electronic Arts paguan persona në YouTube për reklamim të lojërave të reja

Jan 23 2014
0 Shpërndarje
Edhe Electronic Arts paguan persona në YouTube për reklamim të lojërave të reja

Microsoft mund të ketë paguar në fshehtësi video prodhuesit në YouTube për ta reklamuar Xbox One, por nuk është kompania e vetme e lojërave që ka dorë në këtë strategji.

Video publikuesi Electronic Arts ka një program të tërë që i paguan dashamirësit e YouTube për të promovuar lojërat Battlefield 4 dhe Need for Speed: Rivals. Quhet Ronku dhe nëse raporti në NeoGAF është i saktë, kompania i paguan lojtarët mjaft mirë: 10 dollarë për çdo 1,000 shikime, ose rreth 200 mijë dollarë për një fushatë të tërë promocionale të Battlefield 4 që kishte marrë 20 milionë shikime. Për t’u kualifikuar për këto para, duhet të ndiqen disa kushte të caktuara se si të promovohen lojërat.

“Përgjatë programit Ronku të EA-së, disa dashamirës janë shpërblyer për videot në YouTube që ata i krijojnë dhe i shpërndajnë për lojërat tona,” konfirmon një zëdhënës i kompanisë. “Programi kërkon që pjesëmarrësit të plotësojnë udhëzimet e FTC-së dhe të identifikojnë se kur përmbajtja është sponsorizuar. Videot e gjeneruara nga përdoruesit janë një pikë e vlefshme dhe unike se si lojtarët i shpërndajnë përvojat e tyre duke i luajtur lojërat që ata i duan dhe një gjë e cila e mbështet EA-n.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>