Lajme lojërash

EA teston versionin e Peggle të frymëzuar nga Candy Crush Saga

May 25 2014
0 Shpërndarje
EA teston versionin e Peggle të frymëzuar nga Candy Crush Saga

Electronic Arts është për momentin duke e testuar një version të Peggle, që ka shumë gjëra të përbashkëta me Candy Crush Saga dhe lojërat e tjera mobile që janë falas për t’u luajtur. Sikur Candy Crush Saga, ky version i Peggle paraqet një hartë të botës dhe metoda të zakonshme të monetizimit nga lojërat që janë falas për t’u luajtur. Për shembull, nëse i humbni të gjitha jetët, atëherë ju ose do të mund të prisni për një kohë të caktuar, ose të blini më tepër përgjatë blerjeve brenda aplikacionit dhe të vazhdoni menjëherë të luani.

Ky version i Peggle është për momentin falas për t’u shkarkuar nga dyqani iTunes për vizitorët nga Zelanda e Re dhe Singapori. Zhvilluesit e lojërave mobile shpesh lëshojnë lojëra ose testojnë versione të reja të tyre në territore të vogla si Zelandë e Re (Kanadaja dhe Australia janë po ashtu si vende të njohura për testime) dhe analizojnë reagimet e audiencës përpara se të bëhet lëshimi për territoret më të mëdha si Amerika e Veriut. Fatkeqësisht, siç raporton Pocket Gamer, EA nuk e lëshoi vetëm këtë version të ri të Peggle-it në ato territore, por ka larguar edhe lojën origjinale nga dyqani i aplikacioneve. “Ne jemi duke hulumtuar rrugë të ndryshme për të zgjeruar argëtimin e Peggle-it në mobileri dhe ne jemi për momentin duke testuar një version që është falas për t’u luajtur për lojën në Singapor dhe Zelandë të Re,” tha një përfaqësues i EA-së për Kotaku-n. “Është e rëndësishme të thuhet që ne ende nuk kemi finalizuar veçoritë e lojës ose modelin e biznesit dhe ky version falas për t’u luajtur i Peggle-it është pjesë e një vargu të testimeve të cilat do t’i bëjmë në tregje të caktuara. Ne shpesh testojmë këto përvoja së pari për të parë nëse ato rezonojnë me lojtarët tanë.” Versioni më i vjetër, me pagesë i Peggle është ende në dispozicion për t’u blerë në territoret e tjera. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>