Lajmet

EA: Pas 5 vjetësh të gjitha lojërat do të jenë falas

Jun 23 2012
0 Shpërndarje
EA: Pas 5 vjetësh të gjitha lojërat do të jenë falas

Drejtori i EA Origin mund të ketë probleme me Steam që shet lojërat me zbritje, por gjykuar nga deklarata e shefit të tij, ai nuk ka nevojë që të brengoset fortë shumë. “Jo David De Martini nuk do të pushohet nga puna; deklaroi shefi ekzekutiv i EA, Peter Moore, dhe ai vet mendon se të gjitha lojërat do të jenë falas për t’u lajtur në 5-10 vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se ato mikrotransaksione do të jenë në të gjitha lojërat, por vet loja apo qasja në të do të jetë falas, dhe mendoj se kjo është e paevitueshme që të ndodhë brenda 5 deri 10 viteve të ardhshme, prandaj le t’u mundësojmë klientëve që t’i quajnë ato “falas”.

Kjo nuk do të jetë një ndryshim i madh, kur bëhet fjalë për lojërat si Mass Effect mund të kthehet në falas, Moore thotë se disa lojra 60$, të mira, do të mbijetojnë, por do të jenë të pakta. Moore thotë se paraja e madhe vjen duke tërhequr dhe joshur masën përmes lojërave falas. Ky është një mendim i mirë, por Moore nuk është i marrë apo siç e thonë dhe lojtarët ndryshe “noob” në industrinë e lojërave, përpara se të vendosej në kompaninë EA, ai ka mbajtur postin ekzekutiv në departamentin e Sega dhe Microsoft Xbox.

Duke dëgjuar këtë, a duket i çmendur vendimi i Crytek,(krijuesi i Crysis) për t’u përqendruar në lojëra falas? Ose a mendoni se kompanitë e mëdha dhe multimilionëre janë thjesht duke tërhequr ide absurde? (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>